Kisha Mozaik

Festojmë ndryshimet

Kisha Mozaik Lushnje

Vizioni ynë

“Të shohim Komunitetet të jetojnë në Diversitet, duke gjetur Identitetin e tyre në Krishtin dhe duke jetuar në një Kulturë Biblike.”

Kisha Mozaik

Misioni ynë

“Ta bëjmë shpengimin e Perëndisë, dhe shpëtimin e Tij të njohur në mes njerëzve, nepërmjet shpalljes, drejtësisë, mëshirës dhe dashurisë”

Kisha Mozaik Lushnje

Vlerat tona

Budallallëqe
BIBLA - Ne jemi një kishë e bazuar në Bibël
Ne e shpallim Biblën si Fjalën e Perëndisë dhe autoritetin tonë suprem për udhëheqje dhe praktikë.
KRISHTI - Shembull
Ne jemi në një udhëtim besimi së bashku. Ne varemi nga fuqia transformuese e Perëndisë.
MARRËDHËNIET
Ne investojmë në jetën e njëri-tjetrit. Ne ndajmë barrët me njëri-tjetrin dhe gëzohemi për fitoret e njëri-tjetrit. Ne i konsiderojmë të tjerët si më të rëndësishëm se vetja jonë.
TË BESUARIT NJËRI-TJETRIT
Ne bëjmë gjënë e duhur. Ne bëjmë atë që themi, i themi njëri-tjetrit të vërtetën.
PUNA NË GRUP
Ne ftojmë idetë dhe mendimet e njëri-tjetrit. Ne ushqejmë aftësitë dhe dhuntitë unike të njëri-tjetrit. Ne kemi autoritet që korrespondon me nivelin e përgjegjësive tona. Ne mblidhemi për qëllime të përbashkëta.
DIVERSITETI

Ne jemi një kishë e bashkuar.

Kisha Mozaik

Mësimi ynë

Budallallëqe
BIBLA

“Ne besojmë se Zoti ka folur në Shkrimet, si në Dhjatën e Vjetër ashtu edhe në Dhjatën e Re, nëpërmjet fjalëve të autorëve njerëzorë. Si Fjala e frymëzuar e Perëndisë, Bibla është pa gabime në shkrimet origjinale, në zbulesën e plotë e vullnetit të Tij për shpëtim dhe në autoritetin përfundimtar me anë të të cilit çdo fushë e njohurive dhe përpjekjeve njerëzore duhet të gjykohet. Prandaj, duhet të besohet në gjithçka që mëson, të bindemi në gjithçka që kërkon, dhe të besojmë ne gjithçka që premton.

TRINITETI

“Perëndia ka ekzistuar në marrëdhënie me Vetveten për gjithë përjetësinë. Ai ekziston si një substancë në tre persona: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë. Edhe pse çdo anëtar i Trinisë kryen funksione të ndryshme, ata secili kanë fuqi dhe autoritet të barabartë.”

GJENDJA E NJERIUT

“Ne besojmë se Perëndia e krijoi Adamin dhe Evën në imazhin e tij, por ata mëkatuan kur u tunduan nga satani. Ne bashkim me Adamin, qëniet njerëzore jane mëkatarë nga natyra dhe nga zgjedhja, të tjetërsuar nga Perëndia dhe nën zemërimin e Tij. Vetëm nepërmjet puës shpëtuese të Perëndisë në Jezus Krishtin mund të shpëtohemi, të pajtohemi dhe të përtërihemi.”

SHPËTIMI

“Ne besojmë se njeriu shpëtohet përmes pendimit dhe besimit ne veprën përfundimtare të Krishtit. Shfajësimi është vetëm me ane të Hirit.”

JEZUS KRISHTI

“Ne besojmë se Jezus Krishti është Zoti i mishëruar, plotësisht Perëndi dhe plotësisht njeri, një person në dy natyra. Jezusi-Mesia i premtuar i Izraelit u ngjiz nepërmjet Frymës së Shenjtë dhe i lindur nga Maria e virgjër. Ai jetoi një jetë pa mëkat, u kryqëzua në Ponc Pilatin, u ngrit trupërisht nga të vdekurit, u ngjit në qiell dhe u ul në të djathtë të Perëndisë Atë, si kryeprifti dhe avokati ynë.”

VEPRA E KRISHTIT

“Ne besojmë se Jezus Krishti, si përfaqësuesi dhe zëvendësuesi ynë, e derdhi gjakun e Tij ne kryq si sakrificë e përsosur dhe e mjaftueshme për mëkatet tona. Vdekja e Tij shlyese dhe ringjallja fitimtare përbëjne terrenin e vetëm për shpëtim.

FRYMA E SHENJTË

“Ne besojmë se Fryma e shenjtë, në gjithçka që Ai bën, lavdëron Zotin Jezus Krisht. Ne besojmë në personalitetin dhe hyjninë e Frymës së Shenjtë. Ai gjithashtu banon, ndriçon, udhëzon, pajis dhe i fuqizon besimtarët për jetesën dhe shërbimin e Krishtit.

KISHA

Ne besojmë që kisha e vërtetë përfshin të gjithë ata që janë shpëtuar me anë të Hirit të Perëndisë nëpërmjet besimit vetëm në Krishtin. Ata janë të bashkuar nga Fryma e Shenjtë ne trupin e Krishtit, prej të cilit Ai është koka. Kisha e vërtetë shfaqet ne kishat lokale, anetarësia e të cilave duhet të përbëhet vetëm nga besimtarët. Detyra e kishës është adhurimi i Perëndisë, përsosja e shenjtorëve dhe ungjillizimi i botës.

JETA E KRISHTERË

Ne besojmë se hiri justifikues i Perëndisë nuk duhet të ndahet nga fuqia dhe qëllimi i Tij shenjtërues. Perëndia na urdhëron ta duam Atë në mënyrë supreme dhe të tjerët ne mënyrë sakrifikuese dhe ta jetojmë besimin tonë me anë të kujdesit për njëri-tjetrin, dhembshurisë ndaj të varfërve dhe drejtësisë për të shtypurit. Me Fjalën e Perëndisë, fuqinë e Frymës së Shenjtë dhe lutjen e zjarrtë ne emrin e Krishtit, ne duhet ti luftojmë forcat frymërore të së keqes. Ne bindje ndaj urdhërimit të Krishtit, ne duhet të bëjmë dishepuj ne mesin e të gjithë njerëzve, gjithmonë duke dëshmuar ungjillin ne fjalë dhe vepra.

KTHIMI I KRISHTIT

Ne besojmë ne kthimin personal, trupor të Zotit tonë Jezus Krisht për të plotësuar shpëtimin tonë dhe për të vendosur mbretërine e Tij te lavdishme. Ardhja e Krishtit, do të ndodhe në një kohë të njohur vetëm nga Perëndia dhe si shpresa jone e bekuar ajo e motivon besimtarin të jetojë ne mënyrë hyjnore, shërbim, flijim dhe mision energjik.

DOKTRINA E SATANIT

Ne besojmë në realitetin dhe personalitetin e djallit dhe gjykimin përfundimtar në liqenin e zjarrit për djallin dhe ëngjëjt e tij.

Loading...